Kapet një person pasi vodhi telefona dhe para në Suharekë
Publikuar:
(30.12.2021 09:16:04)

Policia ka dërguar në mbajtje një person i cili dyshohet se ka vjedhur katër telefona dhe para të gatshme në disa lokale në Suharekë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ka hyrë me forcë në lokale të ndryshme në të cilët përveç telefonave, ka vjedhur edhe para.

“Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike”, thuhet në njoftim.
I njëjti është kapur dhe është dërguar në mbajtje.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti./Shqip.com