Lajme

Kapet anija nga Libia që furnizoi me 51 mijë litra naftë kontrabandë mjetin e lundrimit shqiptar

Kapet në det të hapur anija nga Libia që furnizoi me 51 mijë litra naftë anijen e peshkimit në Durrës.

Burime nga policia bënë me dije për gazetaren Klodjana Haxhiaj se anija libiane u ndalua nga policia e Vlorës, ndërsa ajo po dërgohet drejt portit të Durrësit.

Hetimet po kryhen nga Antikrimi ekonomik në Durrës.

Kujtojmë se nafta kontrabandë u sekuestrua në hambarin e anijes shqiptare “Geni”, ndërkohë që ka nisur procedimi për kapitenin e saj dhe personat që ndodheshin në ekuipazh.

/Shqip.com