FOTO/ Kaosi në Kuvend, Ervin Salianji ndez tymuese
Publikuar:
(02.11.2023 10:26:53)

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi punimet këtë të enjte mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët që mbështesin Sali Berishën dhe Gazment Bardhin nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare në normalitet.
Madje situata është përshkallëzuar, pasi deputeti i PD, Ervin Salianji ndezi në Kuvend dy tymuese, një ngjyrë blu dhe tjetrën ngjyrë mavi.




Nga ana tjetër, drejtuesja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka kaluar direkt me votimin e projektligjeve, pa diskutime dhe debat.
Seanca e sotme parlamentare zgjati vetëm 22 minuta.
/Shqip.com