Kaos në qytetin francez pas ndeshjes Francë – Marok, përleshen tifozët francezë dhe marokenë
Publikuar:
(14.12.2022 23:06:00)

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar përleshjet pas ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Botës.
Mediat raportohet për trazira që kanë nisur në qytetin e Montepellier, shkruan Shqip.com.
Tifozët francezë dhe ata marokenë kanë filluar me hedhje të mjeteve piroteknike në drejtim të njëra-tjetrës.
Policia franceze e mobilizuar në maksimum për këtë ndeshje ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Frtanca u kualifikua në finale të Kupës së Botës pas fitores ndaj Marokut me rezultat 2:0.
#Montpellier : les CRS s’interposent sur la Comédie noyée sous les lacrymogènes… pic.twitter.com/7gl5Rsc0Na
— Midi Libre Montpellier (@MLMontpellier) December 14, 2022
/Shqip.com