Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, salla mbulohet nga tymi
Publikuar:
(09.11.2023 10:08:59)

Nis me tensione edhe kjo seancë plenare e Kuvendit të Shqipërisë. I njëjti skenar si të enjten e kaluar.
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ndezi dy tymuese duke bërë që salla të mbulohet nga tymi brenda pak minutash.


I njëjti skenar me saencën e kaluar kur deputeti Ervin Salianji ndezi në foltore flakadanë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përjashtoi Korreshin nga seanca dhe urdhëroi Gardën ta nxirrte atë jashtë. Me kushtet e krijuara në sallë, zhvillimi i debatit dhe diskutimit për rendin e ditës ishte i pamundur.
Seanca e Kuvendit votoi projektligjet dhe mbylli punimet pas vetëm 20 minutash.
/Shqip.com