Art Jetese

Kanë fuqi të jashtëzakonshme, këto 2 erëza parandalojnë rënien e flokëv

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve është e lidhur me faktorë të ndryshëm si dietat drastike, shtatzënia, menopauza, përdorimi i tepruar i piastrës dhe tharëses së flokëve, lyerja e shpeshtë dhe ekspozimi ndaj produkteve stiluese që kanë përmbajtje kimike, përdorimi i medikamenteve të caktuara, stresi, ndryshimet hormonale dhe çrregullimet e të ngrënit.

Këto të fundit ulin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe shoqërohem me gjendje plogështie, lëkurë e thatë dhe jo në ngjyrën e saj natyrale, njolla në fytyrë dhe trup, si dhe flokë që bien.

Ekspertët kanë propozuar që në regjimin tuaj ushqimor të përfshini 2 erëzat e mëposhtme që gjallërojnë flokët, por edhe organizmin në tërësi.

Rozmarina

Rozmarina është një ndër erëzat që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj ushqimor nëse keni probleme me rënien e flokëve. Ajo përmban shumë antioksidantë dhe përbërës më veti antiinflamatore që parandalojnë rënien dhe stimulojnë rritjen e shëndetshme të flokëve.

Nëse keni flokë në nuancat e karamelit dhe gështenjës, ju këshillojmë të shpëlani kokën çdo ditë me çaj rozmarine ( rozmarinë e zier në ujë dhe e filtruar më pas) pasi gjallëron ngjyrën dhe i bën të duken më voluminozë.

Hithra

Hithra përmban sasi të larta të vitaminava B,C dhe E, të cilat luftojnë veprimin e radikaleve të lira, parandalojnë rënien e flokëve, furnizojnë me oksigjen skalpin e kokës dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

/Shqip.com