Kandidati i VV-së për Ferizaj: Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve
Publikuar:
(17.10.2021 12:18:43)

Valon Ramadani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, ka thënë se “pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve”.
Ai ishe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Mirjeta.
“Pak minuta mjaftojnë që secili ta japë vendimin e vet për të ardhmen e Komunës”.
“Pjesëmarrja në votime është detyrë e të gjithëve, sepse pa votë nuk ka demokraci”, ka shkruar Ramadani në Facebook.
Kundër-kandidatët e tij janë; Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Sibel Halimi e Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Shqip.com