Lajme

Kamberi takohet me Kurtin, diskutojnë për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim temë e diskutimit ishte gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Po ashtu Kamberi ka falënderuar Kurtin për përkrahjen që ky i fundit e ka dhënë për përfaqësimit të Kamberit në Luginë.

“Me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për ta falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme publike që i ka dhënë këmbëngulësisë tonë për përfaqësim dhe për përkrahjen konkrete që po i jep Luginës së Preshevës”, ka shkruar Kamberi.

Koordinimi dhe bashkërendimi i politikave është me rëndësi vitale për Luginën e Preshevës, ka thënë më tutje Kamberi.

Tre javë më parë, Shaip Kamberi arriti që të siguronte ulësen edhe për një mandate në Kuvendin e Serbisë.

“Po kam arritur të bëhem deputet falë 698 votave të qytetarëve të Ternovcit”, kishte thënë Kamberi për Shqip.com

Në Tërnovc të Madh të Bujanocit u votua për herë të pestë për zgjedhjen e përfaqësuesit të pakicës shqiptare në Serbi për mandatin e vetëm në Kuvend./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.58
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.75
Sot : 24/09/2022