Kaltrina Selimi publikon baladën e re “Kthema Dashnin”

Ajo është ndër artistet shqiptare më aktivet me prurjet e reja muzikore.
Andaj, këngëtarja Kaltrina Selimi ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjatë ditës së sotme, derisa ka publikuar këngën e re.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke ndarë pjesë edhe nga klipi.
View this post on Instagram
Kaltrina ka falënderuar bashkëpunëtorët e kësaj prodhimtarie, duke përmendur kompozitorin që u përkujdes për projektin, Ilir Berani.
“Kthema Dashnin është kënga më e re e punuar nga kompozitori i madh Ilir Berani, të cilin e falënderoj shumë për këtë baladë që un personalisht e kam ndjerë shumë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Theksojmë se kjo është kënga ka ardhur solo, pasi kohëve të fundit ajo ka qenë duke bashkëpunuar me artistin Alban Mehmeti./SHQIP.com