Kaltrina Selimi pritet të bëhet nënë për herë të dytë, kjo është gjinia
Publikuar:
(22.09.2022 09:42:40)

Kaltrina Selimi tashmë është përsëri shtatzanë.
Burime të SHQIP.com bëjnë të ditur se ajo tashmë është duke pritur një vajzë dhe lajmi është duke u mbajtur i fshehtë për publikun.
Në anën tjetër, ajo ka një vit që është rikthyer në skenën muzikore -pas shkëputjes që kishte me rastin e vdekjes së nënës së saj.

Kaltrina erdhi në bashkëpunim me Alban Mehmetin me të cilin punon edhe në dasma tash e ca vite.
Ndryshe, Kaltrina është nënë edhe e një djali dhe ka vite që jeton larg Kosovës- në Londër./SHQIP.com