Kadare nderohet nga Rama me “Çelësin e Kryeqytetit”
Publikuar:
(07.06.2023 21:47:19)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka pritur sot shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Në takim Rama i ka ndarë Kadaresë edhe “Çelësin e Kryqytetit”, ndërsa e ka njoftuar se një nga bibliotekat e kryeqytetit do ta mbajë emrin e shkrimtarit.
“Nder i jashtëzakonshëm të mirëpres shkrimtarin e madh Ismail Kadare dhe bashkëshorten e tij, znj. Helena Kadare. Në shenjë mirënjohje dhe respekti i dhurova Çelësin e Kryeqytetit
Po ashtu, kisha kënaqësinë ta informoj se kam vendosur që një prej bibliotekave të Kryeqytetit do ta marrë emrin e tij.
Veprat e tij e kanë ngritur letërsinë shqipe në nivel botëror dhe vazhdojnë të frymëzojnë tash e sa gjenerata”, ka shkruar Rama.
/Shqip.com