Lajme

Kabineti i presidences takon delegacionin e MCC-së, diskutuan për hapat që duhët ndërmarrë për projektin e kompaktit për Kosovën

Kabineti i presidencës së Kosovës, ka pritur në takim delegacionin amerikan të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Sipas njoftimit të zyrës së presidencës, në këtë takim është diskutuar për hapat që duhet ndërmarrë në drejtim të implementimit të projektit kompakt të Kosovës.

“Në takim u diskutua për hapat tutje, të cilët do të ndërmerren në drejtim të dizajnimit dhe implementimit të projektit. Për më tepër, palët diskutuan për planin dinamik të veprimit në muajt në vijim, si dhe potencuan nevojën për bashkërendim të plotë të veprimeve me qëllim të finalizimit të suksesshëm të hapave që pasojnë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kabineti i presidencës i ka shpreh mirënjohje për mbështetjen e MCC-së.

Vizita në Kosovë e delegacionit të MCC-së vjen pas aprovimit unanim të Programit Kompakt të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së dhe në prag të nënshkrimit të marrëveshjes.

Lexo edhe:
Kurti: 236.7 milionë dollarët e MCC-së investimi më i madhi në energji

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) para pesë ditësh kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

Lidhur më këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky është investimi më i madh ndonjëherë në sektorin e energjisë.

Lexo edhe:
Osmani: Projekti i miratuar nga MCC-ja do të ndihmoj fuqinë punëtore dhe sistemin e energjisë elastike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i projektit kompakt nga MCC do të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi energjie elastike.

Krahas energjisë elastike, Osmani ka thënë se kjo marrëveshje kompakte do të ndikojë edhe fuqinë punëtore profesionale./Shqip.com