Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit luftarak rus
Publikuar:
(18.10.2022 17:27:16)

Të paktën 14 persona kanë vdekur pas përplasjes së një avioni luftarak rus në një ndërtesë banimi në qytetin jugor rus të Yeysk.
“Tragjedia mori jetën e 14 personave. I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe miqve të viktimave”, tha guvernatori i rajonit të Krasnodar Krai, Veniamin Kondratiev, në një deklaratë në kanalin e tij në Telegram.
Kondratiev shtoi se trupat e personave të vdekur u gjetën nga ekipet e shpëtimit gjatë pastrimit të rrënojave.
/Shqip.com