Justin Bieber anulon datat e mbetura të Justice World Tour

Fansatë e Justin Bieber që presin me padurim datat e reja për turneun ndërkombëtar që është shtyer, u është thënë se koncertet e paralajmëruara janë anuluar.
Në faqen e internetit të kompanisë së biletave Ticketmaster, të gjitha koncertet në SHBA, Irlandë, Francë, Poloni, Australi, SHBA, Danimarkë dhe Republikën Çeke shfaqen si të anuluara.
E njëjta gjë vlen edhe për shfaqjen e Bieber në Bangkok të Tajlandës, shkruan CNN.

Artisti dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar mbi anulimet.
Fansat në Londër, ku Bieber ishte planifikuar fillimisht të performonte në shkurt, morën një email nga kompania e ngjarjeve AXS të martën ku thuhej: “Me keqardhje ju informojmë se shfaqjet e Justin Bieber të planifikuara për t’u zhvilluar në arenën O2 janë anuluar”.
/Shqip.com