Jonida Vokshi do të jetë prezantuese e “Big Brother VIP Kosova”
Publikuar:
(14.09.2022 20:20:30)

Aktorja dhe moderatorja e njohur nga Shqipëria, Jonida Vokshi, do të jetë bashkëprezantuese me Alaudin Hamitin në “Big Brother VIP Kosova.”
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova, në Instagram.
“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkërezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderim në sezoin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, u tha në postim
Kujtojmë që aktorja Jonida Vokshi ka luajtur edhe në serialin “O sa mirë”.
“Big Brother VIP Kosova”, është drejt finalizimit ndërkaq ende nuk janë bërë publik pjesëmarrësit.