Lajme Botë

Johnson: Ne do t’i gjykojmë talebanët nga veprimet e tyre, jo nga fjalët e tyre

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

“Ne do t’i gjykojmë talebanët nga veprimet e tyre, jo nga fjalët e tyre”.

Kështu ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, të hënën, raporton BBC.

Ai bashkë me Sekretarin e Jashtëm, Dominic Raab, janë përballur me pyetje e deputetëve.

Lexo edhe:
Mbi 500 mijë vaksina anti-COVID-19 mbërrijnë në Kosovë, donacion nga SHBA-të

Johnson ka folur për sukseset që Britania e Madhe ka pasur në Afganistan për 20 vite.

Theksoi se ia kanë mundësuar shkollimin shumë vajzave e kanë parandaluar sulme terroriste.

Ai tha se qeveria e Britanisë së Madhe po ofron 3 milionë euro në mbështetje të shëndetit mendor për veteranët e ushtrisë.

Po ashtu premtoi mbështetje për afganët që arrijnë në Britani të Madhe. /Shqip.com