Johnny Depp nënshkruan kontratën me vlerën më të madhe ndonjëherë
Publikuar:
(14.05.2023 18:02:11)

Johnny Depp thuhet se ka nënshkruar një marrëveshje të re me Dior me vlerë 20 milionë dollarë (16 milionë funte).
Depp ka qenë fytyra e Dior Sauvage që nga viti 2015. Shtëpia franceze e modës i qëndroi pranë aktorit gjatë gjithë gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard vitin e kaluar.
Variety vë në dukje se figura e Depp eklipson marrëveshjen e Robert Pattinson prej 12 milionë dollarësh (9,6 milionë funte) me Dior Homme dhe paktin prej 7 milionë dollarësh (5,6 milionë funte) të Brad Pitt për të promovuar Chanel No 5.
Ndërsa shumë marka dhe projekte të Hollivudit ndanë rrugët me 59-vjeçarin pasi Heard akuzoi aktorin për abuzim.
/Shqip.com