Lajme

“Jo – nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se nuk e nënshkruan njohjen e Kosovës.

“Jo” është përgjigjur shkurt, kur u pyet nga mediat serbe nëse do të nënshkruante njohjen e Kosovës.

Por, përkundër kësaj –  thotë se beson se marrëveshja mes Kosovë dhe Serbisë mund të arrihet.

Lexo edhe:
Rakiq me ultimatum: Nëse nuk formohet Asociacioni deri në fund të vitit largohemi nga institucionet

“Në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”, ka thënë Brnabiq, transmeton Vesti.

Sipas saj, rruga evropiane e Serbisë është interes i tyre.

Kosova dhe Serbia.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”.

Por, diplomatët perëndimorë disa herë kanë deklaruar se “s’ka BE për Serbinë pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Rreth kësaj, Brnabiq thotë se në Prishtinë “s’ka lider vizionar”.

Duke ia hedhur “fajin” Kosovës, thotë se “është e mundur që të humbet shanci i arritjes së një marrëveshjeje”. /Shqip.com