Jevtiq: Nuk jemi larg vendimit që edhe ne në jug të Ibrit të largohemi nga institucionet

Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se ekziston mundësia që edhe serbët në jug të Ibrit të largohen nga institucionet e Kosovës.
Jevtiq tha se situata në Kosovë, që kur Kurti erdhi në pushtet, dita-ditës po vështirësohet sa i përket jetës dhe pozitës së serbëve në atë zonë.
“Vendimi për largim nga institucionet e kolegëve tanë nga veriu i Kosovës është marrë në kohën kur nuk kishim më rrugëdalje nga të gjitha presionet që i pësuam jo vetëm ne, por edhe shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq,dhe në këtë kuptim ishte një mesazh i qartë se diçka duhet bërë të ndryshojë në atë marrëdhënie dhe në të gjithë situatën që po ndodh në Kosovë”, tha Jevtiq.
Jevtiq theksoi se gjëja më problematike është se ligjet aktuale në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e komuniteteve serbe dhe të komuniteteve tjera joshumicë, nuk respektohen.
“Serbët janë të zhgënjyer për shkak të heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare për gjithçka që po bën Kurti”, është shprehur Jevtiq, raporton Kosovaonline.
Jevtiq thotë se bashkëpunimi me autoritetet qendrore në Prishtinë nuk ekziston dhe se nuk po bëjnë asgjë as në aspektin procedural dhe teknik.
/Shqip.com