Jep dorëheqje Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe
Publikuar:
(10.09.2021 19:43:29)

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar të premten se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqje e tij nga kjo pozitë.
Të katër zyrtarët që dhanë dorëheqje e arsyetuan atë duke thënë se është “akt moral”, për atë që ndodhi në spitalin e Tetovës.
Mbrëmjen e së mërkurës, në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me COVID, si shkak i shpërthimit të zjarrit në objekt./SHQIP.com