Kulturë Kino

Jennifer Lopez do të marrë çmimin special në MTV Movie dhe TV Awards

Artistja Jennifer Lopez do të nderohet me çmimin Generation Award në MTV Movie & TV Awards të këtij viti.

Qmimi vjen si si rezultat i arritjeve dhe sukseseve të Lopez në film dhe televizion.

Shfaqja, e drejtuar nga Vanessa Hudgens, do të transmetohet drejtpërdrejt nga Barker Hangar në Santa Monica, Kaliforni në MTV më 5 qershor.

Çmimi Generation nderon po ashtu aktorët, kontributi i të cilëve në film dhe TV i ka bërë të njohur.

Ndër marrësit e mëparshëm të çmimit janë: Scarlett Johansson, Dwayne “The Rock” Johnson, Chris Pratt, Will Smith, Reese Witherspoon, Robert Downey, Jr., Mark Wahlberg, Sandra Bullock, Jamie Foxx, Johnny Depp, Ben Stiller, Adam Sandler, Mike Myers, Tom Cruise, Jim Carrey dhe e gjithë ekskluziviteti i Fast & Furious.

Jennifer Lopez do të publikojë një dokumentar të ri të Netflix të quajtur “Halftime” më 14 qershor.