Jennifer Lopez dhe Ben Affleck tregojnë dashurinë e tyre përmes tatuazheve
Publikuar:
(15.02.2023 22:19:19)

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë bërë tatuazhe me rastin e Ditës së Shën Valentinit.
Jlo e ka paraqitur dashurinë e saj ndaj Ben Affleck nëpërmjet një shenjë të pafundësisë ndërsa, ky i fundit ka bërë tatuazh dy shigjetave të bashkuara së bashku me inicialet “J” dhe “B”.
Tatuazhi i Affleck nuk dihet se në cilën pjesë të trupit është bërë konkretisht.
Lopez dhe Affleck u martuan zyrtarisht në vitin e kaluar. Dyshja ishte ndarë në vitin 2004 nga një lidhje e cila kishte filluar qysh në 2002-tën.


/Shqip.com