“Je ndarë me Ledrin?” Sara acarohet nga pyetja dhe braktis intervistën

Pyetja nëse Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bashkë ka trazuar rrjetin prej disa muajsh.
E pyetur nga gazetari Ronaldo Sharka gjatë premierës së filmit “5 herë jo” nëse është ndarë apo jo me këngëtarin, Sara sërish nguroi të jepte një përgjigje.
Në tentativën e gazetarit për të marrë një përgjigje, Sara u nervozua dhe braktisi intervistën.
Do na e thuash përfundimisht, kur do dilni në një reagim publik ti dhe Ledri për situatën tuaj?
Sara: Kur të mendojmë që jemi gati! Paçim, shijojeni filmin!
-Domethënë nuk jeni ndarë?
Sara: Prandaj u eliminove ti, duhet të ndalosh t’i japësh kaq shumë gojës, kaq shumë.
-Prandaj vazhdoj të jem gazetar…
Sara: E kape lajmin, je shumë i poshtër se the nuk do e bëje atë pyetjen
-Kur të jeni gati çfarë do të na thoni…
Sara: Çfarë të duam ne që ju të dini.
-Jeni apo jo bashkë?
Sara largohet
/Shqip.com