Jay-Z bëhet zyrtarisht artisti më i nominuar në histori të Grammy Awards

Reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Jay-Z ka arritur një rekord të ri për numrin e nominimeve Grammy.
Ai është nominuar 83 herë, numëri më i madhe i marrë ndonjëherë, me që rast ka tejkaluar Quincy Jones me të cilin më parë ishte barazim me 80 nominime.
Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney tani vjen pas reperit me 81 nominime, pasi ai mori edhe dy të tjera për vitin 2022, shkruan Daily Mail.

Jay-Z ka fituar 23 çmime Grammy në karrierën e tij, duke përfshirë “Albumin më të mirë”, Urban Contemporary për “Everything Is Love” në vitin 2018 dhe katër çmimet e “Këngës më të mirë Rap”, duke përfshirë “Empire State of Mind” dhe “Savage”.
Bashkëshortja e tij, diva e muzikës pop Beyoncé, gjithashtu bëri histori me ‘Grammy 2021’, duke u bërë gruaja më e nominuar dhe këngëtarja më e vlerësuar në historinë e shfaqjes së çmimeve. Ndërkaq, ‘Grammy 2022’, këtë herë do të duket pak më ndryshe.

Ndarja e çmimeve Grammy pritet të mbahet më 31 janar 2022, në Los Angeles, në një transmetim të drejtpërdrejt në CBS./SHQIP.com