Javën e ardhshme pritet të jetë mot i ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -13 gradë

Javën e ardhshme pritet që të mbajë mot i ftohtë, dhe me pak reshje bore, të cilat do të fillojnë të dielën dhe do të vazhdojnë të hënën, përcjell Shqip.com.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius të martën, kurse maksimalet pritet të arrijnë deri në 3-4 gradë.
Po ashtu, IHK ka bërë thirrje ndaj shoferëve për kujdes për shkak të ngricave në rrugë, të cilat mbesin ende prezente.
“Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.
Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme!”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com