Jasminës së “Për’puthen” i publikohet video duke u përleshur në klub me një vajzë
Publikuar:
(26.08.2022 12:34:21)

Jasmina Kadriu është një nga ish-konkurrentet më të pëlqyera të emisionit Për’puthen.
Mirëpo, së fundmi ajo është përfshirë në një përleshje fizike me një vajzë në një klub.
Në rrjet po qarkullon një video, ku modelja është duke u konfrontuar me një vajzë, madje mund të shihet se Jasmina i hedh diçka për ta goditur atë.
Situata ishte mjaft e tensionuar mes vajzave, sa është dashur dhe ndërhyrja e djemve në klub për të ndarë vajzat dhe për të qetësuar situatën.
Përndryshe, javë më parë Jasmina dhe këngëtari Ardian Bujupi përfliteshin për një lidhje të mundshme mes tyre, ku ish-konkurrentja e Për’puthen as nuk e mohonte e as pohonte lajmin, kurse këngëtari e ka mohuar menjëherë./Shqip.com