Lajme Botë

Japonezët i bëjnë homazhe ish-kryeministrit Abe, një ditë pas atentatit

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe

Dje gjatë ditës pas një atentati ndërroi jetë, ish-kryeministri japonez Shinzo Abe.

Një ditë më pas populli japonez ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Njerëz nga të gjitha sferat e jetës formuan një radhë të gjatë të shtunën në rrugën ku Abe u qëllua, pasi u sulmua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara, raporton Radio Evropa e Lirë.

Abe, 67 vjeç, ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, duke mbajtur postin nga 2006 në 2007 dhe përsëri nga 2012 në 2020 përpara se të jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Një i dyshuar, një vendas rreth të 40-tave i identifikuar si Tetsuya Yamagami, u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasje, sipas transmetuesit japonez NHK./Shqip.com