Lajme

Janjiç: Vuçiç kishte dijeni për sulmin terrorist në Banjskë

Analisti serb, Dushan Janjiç
Analisti serb, Dushan Janjiç

Anlisti Dushan Janjiç tha se s’kishte asnjë dyshim që në Banjskë u realizua një sulm terrorist.

Sipas tij për këtë sulm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ishte në dijeni, përndryshe ai do të dorëhiqej nga funksionet e tij si president.

“Kjo është loja që bëjnë këta njerëz. Mund të flasim në këtë moment për përgjegjësinë e presidentit të Serbisë, Vuçiç nëse ai nuk do të kishte qenë i informuar, ai duhet t’i kishte lënë funksionet e presidentit, por nuk ka shanse që ai të ketë qenë i pa informuar. Dokumentimi i ngjarjes do të tregojë se presidenti Vuçiç dinte për stërvitjet e paraushtarakëve serbë”, u shpreh Janjiç në një intervistë për Euroneës Albania.

/Shqip.com