Lajme

Jahjaga takon Clinton: Diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-Sekretarja amerikane, Hillary Clinton

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në New York, ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është diskutuar për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish-Sekretarja amerikane, Hillary Clinton

“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë”, ka shkruar ajo.

Ish-Presidentja e Kosovës ka deklaruar se pas tërë këtyre viteve miqësia mes tyre vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve./Shqip.com