Lajme

Jabllanoviq: Lista Serbe dështoi në arritjen e një marrëveshje me Kurtin

Partia Serbe e Kosovës ka akuzuar Listën Serbe për paaftësi politike ngase ky subjekt i cili përfaqësohet edhe në Qeveri nuk arriti një marrëveshje me kryeministrin, Albin Kurti për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Kryetari i kësaj partie, Aleksandër Jabllanoviq në një intervistë për medium serb RTV Kim deklaroi se protesta e cila është zhvilluar të premten i ka shërbyer Listës Serbe të mbulojë dështimet politike.  

Ka kritikuar edhe vendimin e Listës Serbe për pezullimin e punës në institucionet e Kosovës.

Thotë se deputetët e Listës Serbe marrin paga të larta nga sistemi i Kosovës duke i këshilluar ata që këto mjete t’i dhurojnë ndonjë organizate e cila do të merret me mbrojtjen e të drejtave të serbëve.

“Tash qytetarët me prezencën e tyre duhet të mbulojnë paaftësinë e Listës Serbe e cila nuk arriti të pajtohej me kryeministrin e tyre Albin Kurti për t’i lejuar zgjedhjet.  Ata marrin paga të larta dhe është mirë që ato para t’i dhurojnë ndonjë organizatës e cila do të luftojë për të drejtat e serbëve.  Ata kanë nga dy paga. Kundër kujt janë këto protesta dhe për çfarë”, ka thënë Jabllanoviq.

Thotë se qytetarët serbë tani duhet të transportohen me autobusë në Serbi me qëllim që të realizojnë të drejtën e votës/Shqip.com