Ja cilat janë organet pa të cilat mund të funksionojë trupi

Trupi i njeriut është një mekanizëm, i cili tërë kohës është aktiv.. Kur e dhuroni një njësi gjak, ju i humbni rreth 3.5 trilionë qeliza të kuqe të gjakut, por trupi shumë shpejt i zëvendëson ato.
Në fakt, mund të humbni edhe copa të mëdha të organeve vitale dhe ende të jetoni.
Njerëzit mund të bëjnë jetë thuajse normale vetëm me gjysmën e trurit. Ka organe tjera të cilat mund të hiqen krejtësisht dhe nuk do të shkaktojnë shumë ndikim në jetën tuaj.

Shpretka
Ky organ gjendet në pjesën e majtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Shumicën e rasteve ky organ hiqet si rezultat i ndonjë lëndimi.
Brenda shpretkës vërehen dy ngjyra. Një ngjyrë e errët e kuqe dhe një e bardhë. Ngjyra e kuqe përfshihen në riciklimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndërkaq e bardha në qelizat e bardha të gjakut dhe të trombociteve.
Lukthi
Lukthi i kryen katër funksione kryesore: tretjen mekanike; tretjen kimikale; absorbimin dhe sekrecionin.
Lukthi ndonjëherë hiqet përmes ndërhyrjes kirurgjike si rezultat i kancerit apo traumas.
Kur hiqet lukthi, kirurgët e lidhin ezofagun direkt me zorrët e vogla. Me një rikuperim të mirë, personat mund të hanë dietë normale suplemente vitaminash.

Zorrën e trashë
Zorra e trashë është tub i gjatë rreth dy metra dhe i ka katër pjesë. Funksionet primare janë absorbimi i ujit dhe përgatitja e jashtëqitjes duke i shtypur bashkë. Prezenca e kancerit apo sëmundjeve tjera mund të rezultojë në nevojën për ta hequr një pjesë ose të gjithë zorrën e trashë.
Shumica e njerëzve rikuperohen shpejt pas një ndërhyrje të tillë, ndonëse vërejnë disa ndryshime. Për të ndihmuar në procesin e shërimit zakonisht sugjerohet një dietë me ushqime të buta.
Fshikëza e tëmthit
Fshikëza e tëmthit gjendet nën mëlçi në pjesën e epërme të djathtë të abdomenit, menjëherë poshtë brinjëve. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, çdo vit rreth 70,000 persona e heqin këtë organ si pasojë e dukurive të ndryshme, por që shumë lehtë mund të jetohet pa të.

Veshkat
Shumica e njerëzve i kanë dy veshka, por mund të jetojnë vetëm me një – ose pa asnjë fare (me ndihmën e dializës). Roli i veshkave është filtrimi i gjakut për ta mirëmbajtur ujin dhe balancimin e elektroliteve.
Më e rëndësishmja, veshkat largojnë nga trupi shumë gjëra të cilat nuk na nevojiten. Sëmundjet e trashëguara, dëmet nga drogat dhe alkooli apo infeksionet e ndryshme shpeshherë janë arsye për ta hequr njërën veshkë apo edhe që të dyja.