Itali: Punonjësi i familjes hedh fëmijën nga ballkoni
Publikuar:
(18.09.2021 16:58:11)

Një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet që është hedhur nga ballkoni prej një punëtori të shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten në Napoli.
Fëmija ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi, raporton LaStampa.
Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.
I dyshuari ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë.
Mediat në Itali kanë raportuar se personi ka pasur probleme mendore. /Shqip.com