Me ceremoni shtetërore/ Kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare i jepet nesër lamtumira e fundit – homazhet në TOB
Publikuar:
(02.07.2024 21:50:30)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar edhe detajet lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Homazhet publike do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Nderimet për shkrimtarin më të madh shqiptar nisin në orën 09:00 më tej në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 niset kortezhi për përcjelljen në varrezat e Tufinës.
Teksa janë shpallur dy ditë zie në nder të Kadaresë, data 2 dhe 3 korrik.

/Shqip.com