Pas ndarjes nga vëllezërit Veshaj, zbulohet raporti mes Beatrixës dhe Aleksia Peleshit

Beatrix Ramosaj feston sot ditëlindjen e saj të 30-të.
Këngëtarja e dashur kosovare për këtë rast të veçantë ka vendosur t’i befasojë fansat duke publikuar këngën e re.
“Vonë” mban titullin projekti i ri muzikor nga Trixa që po aludohet se është sërish dedikim për Donaldin.
Me rastin e ditëlindjes dhe publikimit të këngës, ajo ka marrë shumë urime nga familjarë dhe miq e në mesin e tyre ishte edhe urimi i Aleksia Peleshit, ish e dashura e Romeo Veshajt.
Edhe pas ndarjes nga Romeo e Donaldi, duket se ato gëzojnë raport të mrekullueshëm.

Aleksia ka postuar në “Instastory” projektin e ri të Trixës duke ia uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindja princeshë”, shkroi ajo në mbishkrimin e videos, të cilën Trixa e ripostoi në llogarinë e saj.
“Faleminderit bukuroshe”, i replikojë ajo./SHQIP.com