Lajme

Ish rektori i UP-së: Gjendja në arsim s’përmirësohet me lirime nga pagesa

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema

Ish rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, vlerëson se gjendja në arsim në Kosovë nuk mund të përmirësohet me lirime nga pagesa, por me gjithëpërfshirës dhe sipas tij, kjo bëhet me strategji afatgjate.

Kështu ka deklaruar Dema, derisa ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e të gjithë studentëve në universitete publike në nivelin Bachelor dhe Master nga pagesat.

Ai ka bërë të ditur se këto vendime kanë filluar që nga viti 2007 ku në atë kohë, sipas tij, është marrë vendimi që të zbritet pagesa e studentëve nga 130 euro në 60 euro e deri te vendimi që studentët e vitit të parë të lirohen nga pagesa për semestër.

Lexo edhe:
Nagavci: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

“Ato vendime të qeverisë duhet respektohen, por ato duhet të kenë një qellim dhe efekt. Unë nga eksperienca ime në vitin 2016 në afatin e qershorit kishim 17 mijë qershor, një vit pas ai numër ra në 15 mijë dhe në vitin pasues ai numër ra në 13 mijë e në vitin 2020 ai ra në 10 mijë, por rënia e numrit të studentëve nuk është nga faktori para”, është shprehur Dema në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të premten se nga 1 tetori, duke filluar nga viti akademik 2021/2021, arsimi publik në nivelin Bachelor dhe Master do të jetë pa pagesë, ndërsa në studimet e Doktoraturës do të ketë lehtësime.

Në një konferencë për media, bëri të ditur se nga ky plan ka qenë që nga viti 2013 i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se prej kësaj do të përfitojnë të gjithë studentët./SHQIP.com