Lajme Botë

Ish-Papa Benedikti XVI ka vdekur në moshën 95-vjeçare

Ish-papa Benedikti XVI ka vdekur në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të shëndetit të dobët.

Ai drejtoi Kishën Katolike për më pak se tetë vjet derisa, në vitin 2013, ai u bë Papa i parë që dha dorëheqjen që nga Gregori XII në 1415.

Benedikti i kaloi vitet e tij të fundit në manastirin Mater Ecclesiae brenda mureve të Vatikanit ku vdiq në orën 09:34 (08:34 GMT) të shtunën.

Pasardhësi i tij Papa Françesku do të udhëheqë funeralin më 5 janar.

Vatikani tha se trupi i Papës Emeritus do të vendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit nga 2 janari për “përshëndetjen e besimtarëve”, raporton BBC.

/Shqip.com