Ish-ministri i Drejtësisë pyet mbështetësit e VV-së: Si e komentoni rastin e KEK-ut?

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar sërish rreth konkursit në Korporaten Energjetike të Kosovës.
Ai u ka bërë një pyetje mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje rreth punësimeve të dyshuara familjare në këtë korporatë.
‘’E kam një pyetje për këto dosteshat edhe dostat e mi të Twitter-it që janë përkrahës të vërtetë të VV-së: si e komentoni rastin KEK-ut? 128 familjarë të VV-së janë punësu aty. Na krejt e kemi pas keq e keni ardh me ndërru, ama çka ndodhi rrugës? Kjo pytje nuk është për bota’’, ka shkruar Selimi.
E kam nje pyetje per kto dosteshat edhe dostat e mi te twitter-it qe jane perkrahes te vertete te VV-se: si e komentoni rastin KEK-u? 128 familjare te VV-se jane punesu aty. Na krejt e kemi pas keq e keni ardh me ndrru, ama cka ndodhi rruges? Kjo pytje nuk eshte per bota
— Selim Selimi (@selim_selimi) April 5, 2022
Ndryshe KEK-u ka reaguar ndaj raportimeve se janë punësuar militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
KEK në reagim thotë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.
Kjo ndërmarrje publike ka deklaruar se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit./Shqip.com