Lajme

Hoxha mohon marrëveshjen me Gashin për dëshmitarët e rastit “Syri i Popullit”

Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka mohuar se bashkë me ish-shefin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashin, kanë përfshirë dy agjentë si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit”.

Siç është raportuar të premten në media, dyshohet se Hoxha dhe Gashi kishin arritur marrëveshje gojore për të përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë kundër anëtarit të Lëvzijes Vetëvendosje, Sabi Ramabaja.

Lexo edhe:
Haxhiu: Është koha që ish-prokurori Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

“Kurrfarë marrëveshje nuk kam bërë me askënd, e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, është shpreh Hoxha në “Info magazinë” të Klan Kosovës.

Sot u raportua se ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një marrëveshje gojore me ish-drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, kanë përfshirë dy agjentë fiktiv që të dëshmojnë në gjykatë, e që më pas dëshmitë e tyre janë përdorur nga ish-presidenti, Hashim Thaçi, për të akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën për lidhje me organizatën e shpallur terroriste “Syri i Popullit”.