Ish-kryeministri: Jam i sigurt se Kosova kthehet me medalje
Publikuar:
(23.07.2021 22:12:09)

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i sigurt se Kosova do të kthehet me medalje nga lojërat olimpike “Tokyo 2020”.
Të premten është mbajtur ceremonia hapëse e lojërave olimpike.
Aty do të marrë pjesë edhe Kosova në krye me xhudisten, Majlinda Kelmedi.
“Ndjenjë krenarie të shohësh flamurin e Republikës së Kosovës krahas flamujve të tjerë në këto lojëra”, ka shkruar Hoti.
Kujtojme se Majlinda Kelemdi ia ka sjellur Kosovës një medalje të artë.
Atë e kishte fituar në vitin 2016 gjatë lojërave olimpike në Brazil. /Shqip.com