Lajme

Ish kryeministri i Suedisë: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e propozuar nga BE

Ish-kryeministri i Suedisë, Karl Bildt u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që nënshkruajnë marrëveshjen të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Bildt është shprehur se ajo është një marrëveshje e drejtë.

“Është një marrëveshje e drejtë sepse kjo është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte që të dy të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, ka shkruar ai.

Disa ditë më parë për vizitë në Kosovë qëndroi i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë vizitës në Kosovë, ai u shpreh se nëse njëra palë refuzon të nënshkruajë marrëveshjen e njohur si plani franko-gjerman do të ketë pasoja.

/Shqip.com