Ish- konkurrenti i “Për’puthen”: Femrën e dua të bukur dhe budallaqe
Publikuar:
(05.05.2022 10:27:07)

Bledi është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, i cili nuk arriti të dalë çift nga programi.
Ndonëse tentoi disa herë të krijojë lidhje, por prapë se prapë mbeti beqar.
Së fundi ai ishte i ftuar në emisionin “Explus”, ku zbuloi gjëra nga rrugëtimi i tij në program dhe më pas u ndal edhe tek jeta personale.
Gjatë intervistës, moderatori i emisionit i bëri Bledit një pyetësor.

Bledi u pyet nëse më shumë i pëlqen një femër e bukur dhe budallaqe, apo një femër e zgjuar dhe e shëmtuar.
Ai zgjodhi versionin e parë duke shkaktuar të qeshura në studio.
Ndryshe, Bledi merret edhe me muzikë ku njihet me emrin e tij artistik, “Bloody”.
Kënga e tij e fundit është ajo me titull “Whiskey”./Shqip.com