Ish – banori i Big Brother VIP prezanton “të dashurën” e tij

Granit Cana është komentuar shumë gjatë kohës sa ishte në Big Brother.
Kjo pasi ai ka pasur një raport shumë të afërt më Fifin, madje kjo e fundit kishte shprehur pëlqimin për të.
Por gjërat ndryshuan dhe ata kanë treguar se kanë mbetur miq të mirë.
Ndërsa Fifi nisi një lidhje me Adis Patushin, janë të shumtë ata që e pyesin Granitin për jetën e tij private. Së fundmi, ai ka publikuar një video në TikTok përmes së cilës ka treguar nëse është në një romancë dashurie apo jo.
https://streamable.com/ip1f9y
“Meqë shumica prej jush janë të interesuar të dinë nëse Graniti është në një lidhje ose jo, doja ta zbuloja me të gjithë ju që, Po. Graniti është në lidhje. Këtu me mua është edhe e dashura ime.” thotë ai teksa tregon shtangat e palestrës.
Ndryshe, gjatë kohës sa ishte në Big Brother ai ka deklaruar se është në një lidhje të komplikuar me një vajzë nga Peja./SHQIP.com