Ish-avokati personal i Trumpit dorëzohet para drejtësisë
Publikuar:
(23.08.2023 22:47:46)

Ish-avokati personal i Donald Trump, Rudolph Giuliani, u dorëzua të mërkurën në një burg në Fulton të Xhorxhias për t’u përballur me akuzat shtetërore që rrjedhin nga veprimet që ai akuzohej se kishte ndërmarrë për të përmbysur humbjen e ish-presidentit amerikan në zgjedhjet e vitit 2020.
Giuliani, një ish-prokuror dhe kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut, u urdhërua të paguante një garanci prej 150,000 dollarësh dhe të mos komunikonte me asnjë nga 18 bashkë-të pandehurit ose dëshmitarët e tij në këtë rast, sipas dokumenteve të gjykatës.
“Kjo aktakuzë është absurde”, u tha Giuliani gazetarëve pas paraqitjes së tij në burg. “Ky është një sulm ndaj Kushtetutës”, theksoi ai.
/Shqip.com