Irfan Lipovica shkarkohet nga pozita e sekretarit të ministrisë së Industrisë

Irfan Lipovica është shkarkuar nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në vend të tij, është emëruar zëvendësues Arbër Gegaj.
“Z.Arbër Gegaj emërohet zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë , Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në vendimin e ministres, Rozeta Hajdari.

Shqip.com në dokumentarin “NISMA sh.p.k – Makineria e punësimeve ilegale”, të publikuar në dhjetor, kishte raportuar se si Irfan Lipovica, U.D i sekretarit aktual të MTI-së ishte kryetar i komisionit që vendosi për gradime të kundërligjshme në Administratën Publike.
Shqip kishte kërkuar intervistë nga Lipovica, si dhe ka adresuar pyetje me shkrim se mbi çfarë baze komisioni ka bërë gradimin e Ukajt dhe se cilët ishin kundërshtarët e saj për këtë pozitë, por nuk është përgjigjur./SHQIP.com