IPK-ja kërkon suspendimin e një rreshteri në Leposaviq
Publikuar:
(10.08.2023 16:24:12)

Inspektorati Policor i Kosovës i ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq.
Sipas njoftimit, suspendimi i tij kërkohet për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.
Tutje, IPK, ka bërë të ditur se ky rast në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
/Shqip.com