Lajme

Inspektoriati tërheq nga përdorimi antibiotikun i cili ishte prodhuar në Indi

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi

Inspektoriati Farmaceutik ka tërhequr ampulat e antibiotikut Ceftriaxone të cilat gjendeshin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi për herë të dytë janë gjetur copëza metali.

 Ampulat janë prodhim i kompanisë “Syner Medico” në Indi. Ato ishin importuar në Kosovë nga operatori “Liri-Med”

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitarë të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka deklaruar se ata i kanë ndërmarr masat. 

“Gjithçka çka është në kompetencën tonë ne e kemi marrë. Menjëherë i kemi informuar organet kompetente siç është inspektorati farmaceutik dhe agjencioni i produkteve medicinale të barnave. Kështu që tani konform rregullave do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme të cilat na takojnë si SHSKUK”,

“SHKUK përmes barnatoreve të saj ka reaguar menjëherë dhe konform vendimit të inspektoratit farmaceutik menjëherë ka tërheq nga përdorimi të gjitha barnat të cilat kanë qenë të shpërndara nëpër klinikat e tjera. Ne e kemi për obligim çdo gjë të cilën e vërejnë punëtorët shëndetësorë gjatë përdorimit të terapisë e informojnë inspektoratin farmaceutik dhe gjithçka tjetër pastaj kalon në kompetence të inspektoratit dhe agjencionit të produkteve medicinale”, ka thënë Krasniqi. /Shqip.com