Inspektori komunal jep deklaratë në polici, qytetarë të mbledhur rreth komisariatit në Mitrovicën veriore

Inspektori komunal i NR momentalisht është duke deklaruar në Stacionin Policor të Kosovës.
Avokati Nebojsha Vlajiq në një prononcim për portalin e KoSS tha se N.R është paraqitur vetë në stacionin policor.
“Ai ka ardhur me vullnetin e tij sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që i shkakton vetëm shqetësim”, tha Vlajiq.
Siç ka raportuar KoSS, një tubim i punonjësve në institucione të caktuara është duke u zhvilluar para hyrjes së sipërme të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe objektit të gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës. Të grumbulluarit nuk duan të flasin, e disa prej tyre jozyrtarisht thonë se nuk e dinë arsyen e tubimit.
Ndërsa, Policia e Kosovës nuk ka detaje për momentin.
Para stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore dhe objektit të gjykatës, aktualisht janë mbledhur disa dhjetëra qytetarë, ndërsa disa qindra përgjatë rrugës.

Rruga është e hapur për qarkullim, pasi është bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil, një cisternë dhe një kamionçinë.
Qytetarët që qëndrojnë përgjatë rrugës e lirojnë edhe kalimin nga trafiku.
Në zonën e stacionit policor ndodhen disa pjesëtarë të PK-së të cilët ndërkohë kanë mbyllur portën në të cilën hyjnë veturat.
Me të mbërritur, njëri prej pjesëmarrësve pyeti një grup personash të pranishëm në afërsi të komisariatit nga ana e sipërme se pse nuk ishin para portës së komisariatit , duke u thënë se duhet të zbrisnin atje.
Megjithatë, të grumbulluarit janë ende 6 deri në 7 metra mbi stacion, si dhe tridhjetë metra poshtë.
Për momentin, në mesin e të mbledhurve nuk ka zyrtarë, përveç një këshilltari nga Komuna e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Në bazë të disa burimeve nga terreni, duke përfshirë edhe ata që janë njoftuar për situatën dhe nuk kanë dashur të japin informacione zyrtare, arsyeja e grumbullimit është arrestimi i inspektorit të NR, i cili mbrëmë është raportuar në policinë e Mitrovicës Veriore nga aktivisti politik dhe udhëheqës i GI “Mbijetesa Serbe” Aleksandar Arsenijeviq.
Oficerët e policisë në terren nuk japin deklarata. Dy efektivët në portë thonë se nuk dinë asgjë për arrestimin e N.R.
Rreth orës 12:46 nëpër rrugë kanë kaluar dy xhipa patrullues të EULEX-it, ndërsa nëpër rrugë kalojnë lirshëm veturat e policisë.
Fluksi i ri i punonjësve është ndalur rreth orës 12:30 dhe ata që kanë mbërritur deri atëherë janë duke qëndruar të qetë dhe duke biseduar në grup./Shqip.com