Inspektorati mbyll një furrë në Vushtrri për mungesë dokumentacioni
Publikuar:
(17.03.2022 22:13:32)

Inspektorati i Tregut në Vushtrri ka mbyllur një furrë për mungesë të dokumentacionit.
Në njoftimin e Komunës thuhet se Drejtoria për Inspektime ka filluar inspektimin e furrave pas situatës së krijuar me ngritjen e çmimeve dhe peshën e bukës.

Sipas njoftimit, furra do të qëndrojë e mbyllur deri në një vendim tjetër./Shqip.com