Informacionet nga jashtë ishin avantazh për të, miku i ngushtë i Kiarës habit me deklaratën

Kiara gjatë natës së prime kishte një avantazh, si liderë e shtëpisë.
Asaj i’u prezantua një klip me informacione nga jashtë, duke i shfaqur tituj të portaleve dhe mediave të ndryshme.
Miku i ngushtë i Kiara Titos, Niko Komani I ftuar në ‘Wake up’, u shpreh se nuk mendon se mikesha e tij mund arrij deri në finale mirëpo dëshiron që ajo të jetë të paktën në gjysmë finale.

“Të të gënjej të të them se nuk e shikoj në finale. Minimumi do doja ta shihja deri në gjysmë finale nëse nuk ecën në finale. Deri në gjysmë finale mendoj se duhet të jetë patjetër, pastaj finalja është sesa do luajë në lojën në vijim”.
Ai komentoi edhe ‘avantazhin’ e Kiarës në lojë, të cilën e mendon se për të është një ndihmesë. Sipas tij, tashmë moderatoria është një hap para banorëve, pasi është në dijeni të asaj që po ndodh jashtë me të.
“Në fillim e gjeta si disavantazh, kur mbaroi i gjithë prime mendova se ishte avantazh, se ajo nuk ka më se çfarë të mësojë nga jashtë. Nuk ka më pikëpyetje, ku kam gabuar. Pra, i pa të gjitha. Pati një mikro shok, se ishin zgjedhur vetëm artikujt më bombastikë, më pikantë dhe më të klikuar por mendoj se është e pastër fare. Është në avantazh. I ka bërë mirë, e ka shkundur dhe e ka parë mirë se çfarë po ndodh jashtë. Nuk i janë dashur shifra, apo se çfarë tha Niko, ajo mori rezymenë”- tregoi ai.
/Shqip.com