Incest mes të miturve brenda familjes në Obiliq, personi i dyshuar dërgohet në mbajtje
Publikuar:
(28.07.2022 10:05:43)

Një djalë i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës në Obiliq pasi i njëjti dyshohet se ka abuzuar me një vajzë të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy të miturit kishin lidhje familjare në mes vete.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, PK-ja njofton se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
PK-ja e ka iniciuar rastin si “Marrëdhënie seksuale brenda familjës”./Shqip.com